Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët - Gazeta Express
string(63) "tragjedia-ne-shkoder-vazhdojne-kerkimet-per-nenen-dhe-2-femijet"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2024 9:57

Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2024 9:57

Polumbarët e Shkodrës vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e nënës, Alma Arrazit dhe 2 fëmijëve të saj që dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna në zonën e Dajçit në afërsi të Darragjatit, aty ku u gjet edhe 9-vjeçarja.

Janë shtrirë gjithashtu në zonën e Anës së Malit e po ashtu në atë të Berdicës. Ndërkohë që sot polumbarët e RENEA-s së bashku me forcat e policisë kanë mbërritur sërish në këto vendngjarje për të rifilluar kërkimet për gjetjen e 3 trupave.

Lexo Edhe:

Ashtu siç u raportua dhe ditën e djeshme, dhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar sistematikisht ndaj 39-vjeçares, Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, dyshohet se shtyu këta fundit të vetëmbyten duke u hedhur në ujërat e lumit Buna. Ishte një peshkatar i zonës që pikasi në ujërat e lumit trupin e pajetë të vajzës së madhe të famijes mbrëmjen së shtunës.