Mourinho i befason të gjithë me skuadrën e re - Gazeta Express
string(45) "mourinho-i-befason-te-gjithe-me-skuadren-e-re"

Futboll

Gazeta Express

06/05/2024 11:04

Mourinho i befason të gjithë me skuadrën e re

Futboll

Gazeta Express

06/05/2024 11:04

Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij.

Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Lexo Edhe:

Trajneri portugez ka marrë një ofertë miliona dollarësh nga klubi Al-Qadsiah.

Ky ekip ka treguar interes të veçantë për Mourinhon dhe negociatat mes dy palëve mund të ecin shpejt në javët e ardhshme.

Kjo skuadër në fakt nuk bën pjesë në Superligën e Arabisë, por po udhëheqin bindshëm Ligën e Parë dhe nga sezoni i ri do të jenë në elitën e futbollit arab.

Negociatat mes palëve tanimë kanë filluar dhe Mourinho së shpejti pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Al-Qadsiah.

Kujtojmë se tre muaj më parë, Mourinho u shkarkuar nga detyra e trajnerit tek skuadra e Romës./Gazeta Express/